Berisha: Rama u sëmurë nga gripi diplomatik

Kreu i PD-së Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat ku foli në lidhje me çështjen e agjentit të FBI-së Charles McGonigal, ku në dosjen e tij është përmendur dhe emri i kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij ky i fundit u zhduk si asnjëherë më parë ndërsa me ironi tha se u sëmur nga gripi diplomatik.

“Po aplikohet kodi I heshtjes ndaj ngjarjes që ka tronditur thellë opinionin e SHBA, Shqipërisë dhe Europës. Afera Edi Rama-MC Gonigal është një nga aferat më të shëmtuara. Është një akt që kurrë një kryeministër I një vendi partner nuk mund t’i lejonte vetes të ndërmerrte në SHBA. Ndaj kësaj ngjarje tronditëse Edi Rama u zhduk 5 ditë me kodin absolut të heshtjes. U sëmur nga gripi diplomatik. Burimet thonë se fluturoi jashtë. Ai kishte përdorur një ish-oficer për të korruptuar njeriun e FBI. Edi Rama hesht si kurrë ndonjëherë në jetën e tij”- tha ai.

Read Previous

Yair Netanyahu: Soros po shkatërron edhe Izraelin, e majta është mizore

Read Next

Çështja “McGonigal”/ Meta takohet me Berishën në selinë blu