18 miliardë dollarë për OJQ-të/ Perandoria ideologjike e Sorosit do të jetojë më tepër se ai vetë

Nga Matt Palumbo, NEW YORK POST

George Soros është 92 vjeç dhe vetë koha do i japë fund mbretërimit të tij si ndikuesi më i madh i politikës në botë.

Por axhenda e tij dhe mbështetja për të do të jetojnë më gjatë se ai.

Soros shpjegoi në një ese të publikuar në vitin 2011 se: “Duke vendosur që Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të jenë trashëgimia ime, unë kam bërë çmos për t’i përgatitur për mungesën time. Por kjo do binte në kundërshtim me besimin tim se të gjitha konstruktet njerëzore janë të meta nëse do të kisha pasur sukses të plotë. Prandaj u lë trashëgim pasardhësve të mi detyrën për të rishikuar çdo marrëveshje që kam lënë pas në të njëjtën frymë me të cilën i kam bërë”.

Soros ka bërë që atëherë disa planifikime pronash për të çuar përpara këtë qëllim.

Në fund të vitit 2017, Soros transferoi gati 18 miliardë dollarë (80 përqind të vlerës së tij neto në atë kohë) te Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, që tani kanë nën kontroll pjesën më të madhe të pasurisë së tij. Dhurimi i kësaj shume e bën këtë fondacionin e dytë më të madh privat në SHBA për nga madhësia e aseteve, me vetëm fondacionin ‘Bill dhe Melinda Gates’ që është më i madh.

Pavarësisht se kishte shprehur disa shqetësime në të kaluarën se grupi po i largohej vizionit të tij, këto shqetësime duket se janë zbutur.

Ndoshta kjo është për shkak se Soros ka përfitimin se djali i tij, Alexander Soros, tani 37 vjeç, është kryetar i bordit të Fondacioneve për Shoqërinë e hapur. Ai është i gatshëm që marrë përsipër perandorinë e ndikimit të babait.

Një vështrim i thjeshtë në faqen e tij në Instagram e tregon atë duke udhëtuar nëpër botë për të takuar liderë botërorë, të gjitha këto i dokumenton, ndërsa babai i tij ka munguar kryesisht nga sytë e publikut. Ai është bërë një mini-Soros (fjalë për fjalë dhe figurativisht).

Infrastruktura që krijoi Soros do të vazhdojë, po edhe ai nuk ka garanci për sa kohë. Soros tha në vitin 2019 se: “Më duhet të pranoj se batica është kthyer kundër meje, por nuk mendoj se kam dështuar”.

Read Previous

Çështja “McGonigal”/ Meta takohet me Berishën në selinë blu

Read Next

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë