Butrinti/ Auron Tare: Konventa e Parisit nuk lejon që Butrinti të administrohet nga privati

Historiani Auron Tare ka reaguar sërish për çështjen e Butrintit.

Ai ka ndarë nenin numër 17 të Konventës së Parisit në 1972. Tare shkruan se Konventa tregon qartësisht se Fondacioni nuk mund të jetë administrator por nxitës të donacioneve për Qendrat e Trashëgimisë Kulturore.

Postimi i plotë:

FAKT

Ne Ndihme te Ministrise se Kultures dhe Komisionit te Mediave per ceshtjen BUTRINTI, me poshte mund te lexoni nenin 17 te Konventes se Parisit te 1972 UNESCO.

Qartesisht kjo Konvente thote se Fondacionet nuk mund te jene administratore por nxitese te donacioneve per qendrat e Trashegimise Kulturore. PIKE

Për menaxhimin e Parkut të Butrintit, Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan (AADF) themeluan Fondacionin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, një akord që ka afat 10-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi.

Fondacionit i kalon e drejta e shfrytëzimit dhe përdorimit, por jo pronësia.

Në projektligj shkruhet se fondacioni detyrohet të respektojë klasifikimin si pasuri kulturore, por mund të kryejë ndërhyrje ruajtëse dhe mbrojtëse. Ndërsa tarifat për hyrjen e publikut do jetë nga 7 deri në 11 dollarë për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes.

Parku i Butrintit/ Auron Tare: Konventa e Parisit nuk lejon administrimin nga

Read Previous

Deputeti i PS propozon Gramoz Ruçin për president

Read Next

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur aplikimin zyrtar nga ana e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.