Deputeti i PS propozon Gramoz Ruçin për president

Deputeti socialist, Etjen Xhafaj ka zbuluar emrin e parë të propozuar për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Dekalog” në RTSH24, Xhafaj ndërsa komentonte mbi procesin ka treguar se një nga tre propozimet e tij është Gramoz Ruçi.

“Po zbuloj një nga tre emrat që kam propozuar. Për mua njeriu që duhet president është Gramoz Ruçi”- tha Xhafaj.

Sipas tij, “Zoti Ruçi ka provuar që di të mbaj balanca dhe të krijojë kompromise në një kohë që nuk ka qenë e qetë për parlamentarizmin në Shqipëri”.

Janë 67 emra të propozuar nga socialistët për Presidentin e ri, por ende nuk janë bërë publike. Kujtojmë se më 16 maj do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës./hashtag.al

Read Previous

Skandali/ Në PD nuk paguhen dritat dhe uji/ Bardhi dhe Basha zhdukin fondet?

Read Next

Butrinti/ Auron Tare: Konventa e Parisit nuk lejon që Butrinti të administrohet nga privati