Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur aplikimin zyrtar nga ana e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se “Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Europë”.

Postimi i Presidentit Ilir Meta

Kosova dorëzoi dje, në një seancë të jashtëzakonshme, aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.

Duke mbështetur plotësisht Kosovën në këtë proces, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses.

Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Europë.

Read Previous

Butrinti/ Auron Tare: Konventa e Parisit nuk lejon që Butrinti të administrohet nga privati

Read Next

Donald dhe Romeo Veshaj i thyen kockën e kokës të riut në Vlorë. Përplasja mes Prokurorisë e Gjykatës për dënimin e vëllezërve