Bjelloruasia prish marrëdhëniet me vendin perëndimor të radhës. Qeveria dëbon Ambasadorin e Francës në Bjellorusi

Sipas agjencisë së lajmeve, AFP  Bjellorusia ka dëbuar Ambasadorin e Francës në Bjellorusi, Nicolas de Lacoste, duke i lënë afat të largohet deri të hënën.

Mësohet se Lacoste ka dështuar të prezantojë kredencialet e tij te Alekander Lukashenko.

Udhëheqësi 67-vjeçar, i cili ka qeverisur Bjellorusinë që nga viti 1994, ka akuzuar qeveritë evropiane se kanë nxitur protestat dhe ka ndërprerë lidhjet me një numër të vendeve perëndimore muajt e fundit.
 
Në mars, regjimi i tij dëboi të gjithë stafin e ambasadës së Letonisë, përfshirë ambasadorin e saj, pasi autoritetet letoneze përdorën një flamur të opozitës Bjelloruse në një kampionat të hokeit mbi akull.
 
Në gusht, Minsk revokoi emërimin e ambasadores amerikane – diplomatja e karrierës Julie Fisher – e cila do të ishte e dërguara e parë amerikane në vendin ish -sovjetik që nga viti 2008.

 

 

Read Previous

Krizë në transportin publik / Rritja e çmimit të naftës / Përgjysmon kapacitetet e mjeteve urbane

Read Next

Vdekja e turistëve rusë / Ndryshon pista e hetimeve