Krizë në transportin publik / Rritja e çmimit të naftës / Përgjysmon kapacitetet e mjeteve urbane

Nga sot transporti publik do të operojë me gjysmën e kapacitetit të flotës së mjeteve urbane.

Në një njoftim për media Unioni i Transportit Publik njofton se pas një viti e gjysmë nga rihapja e transportit publik nuk është marrë asnjë masë për plotësimin e kërkesave ekonomike që janë premtuar, ndërsa rritja e pandërprerë e çmimit të naftës dhe largimi i stafit e kanë rënduar edhe më tej situatën ekonomike.

“Të nderuar, Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik, ju vejnë në dijeni se pas një viti e gjysmë nga rihapja e transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara.

E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit, jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapacitetit të flotës së mjeteve urbane.

Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në institucionet vendore dhe ato qendrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori.

Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e institucioneve përgjegjëse”, thuhet në njoftim nga Unioni.Monitor.al

Read Previous

Kush, ku fitoi?

Read Next

Bjelloruasia prish marrëdhëniet me vendin perëndimor të radhës. Qeveria dëbon Ambasadorin e Francës në Bjellorusi