Berisha: Kam dokumentet, Anglia nuk e heq ‘non grata’-n se i bie reputacioni

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë deklarata të forta, ku është shprehur se ka në dorë shkresat e autoriteteve britanike në lidhje shpalljen e tij “non grata”.

I ftuar në emisionin e Çim Pekës, Berisha tha se do të bëjë publike shumë shpejt shkresat ku thuhet se “non grata” nuk mund të hiqet për shkak se bie reputacioni i institucioneve britanike.

 “Çështja shkon deri aty sa thuhet nuk ia heqim dot se na bie reputacioni. Komunikimi me qeverinë britanike është transparent, ka një sistem serioz transparence. E thotë shkresa: ‘Të mos ia heqim se na bie reputacioni’  I kam të gjitha dokumentet, do t’ua paraqes shqiptarëve. Ata janë transparentë, janë shtet ligjor. Unë i kam të gjitha, do t’i bëj publike. E lashë se ishte fushata, por do t’i bëj publike”, ka thënë Berisha

Read Previous

Moti/ Sërish reshje shiu ditën e sotme

Read Next

Berisha paralajmëron protesta