Moti/ Sërish reshje shiu ditën e sotme

Për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites, zhvillim të vranësirave.

Në relievet kodrinore – malore, në mesditë, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 11 deri 21°C
  • në zonat e ulëta 11 deri 29°C
  • në zonat bregdetare 15 deri 28°C

Read Previous

Papunësia tek të rinjtë shqiptarë, më e larta në Europë

Read Next

Berisha: Kam dokumentet, Anglia nuk e heq ‘non grata’-n se i bie reputacioni