Berisha paralajmëron protesta

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka paralajmëruar se do t’i rikthejë protestat.

Ai ka bërë me dije se gjatë kësaj kohe parësore do të jetë mbrojtja e votës, ndërsa ka pohuar se do të ketë protesta të qëndrueshme.

Ajo që nuk është bërë është protesta e qëndrueshme.

Për këtë mund të më kritikojnë shqiptarët, por ajo do bëhet.

Sigurisht PD do të analizojë me hollësi dhe përgjegjësi të plotë të gjitha mangësitë e saj, por PD do të qëndrojë krahas saj në misionin e vet për rikthimin e votës së lirë shqiptarëve me bindjen më të thellë se me Edi Ramën, votim të lirë nuk ka në Shqipëri.

Tani ne jemi në një proces, e kam deklaruar para 2 muajsh. Mbrojtja e votës është një proces.

Kemi objektiva të njohur, por na dalin edhe objektiva të panjohur. Kërkon analizë, durim, kërkon ekspertizë.

Nuk po flas akoma për pjesën dixhitale, se janë tri bashki.

Por kërkon durim kjo!

Dua të informoj se kërkon kohën e tij raporti sepse janë disa procedura që duhen bërë, por që kanë një volum të jashtëzakonshëm pune.

Ne do t’i bëjmë ato, ne do të jemi të vërtetë përpara shqiptarëve.

Kryesia e PD-së e miratoi plotësisht qëndrimin që fillimisht do të bëhet mbrojtja e votës.

Analiza do bëhet pa asnjë diskutim. Në çdo aspekt dhe në përputhje të plotë me statutin. Por do bëhet në kohën që i nevojitet më shumë partisë dhe shoqërisë.

Përparësi në këtë periudhë ka mbrojtja e votës”, tha Berisha.

Read Previous

Berisha: Kam dokumentet, Anglia nuk e heq ‘non grata’-n se i bie reputacioni

Read Next

Tensione në veri të Kosovës/ Të shtëna me armë dhe gaz lotësjellës