Berisha denoncon skandalin me Portin e Durrësit: Rama fali 1.5 mln tokë në Durrës, për të ndërtuar Dubai-city

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konference për mediat, është shprehur se, Edi Rama po fal 1.5 milionë metra katrorë tokë për të ndërtuar Dubai-Rama.

‘Ligji i parë i çdo hajduti është se ai kërkon të vjedhë sa më shumë.

Rasti më tipik është Edi Rama, i cili pasi është kapur në flagrancë me vjedhjen e 420 mln euro për djegësat, gjithçka me firmën e tij, vrapon të vendosë harresë këtë vjedhje, me dy megaafera të mëdha, që janë 10fishi i kësaj shume; ajo e Butrinti dhe Portit të Durrësit.

Jam këtu për të denoncuar për të shumtën herë, aferën mafioze, korruptive të Ramës me portin më kryesor, shekullor e mijëvjeçar, portin e Durrësit. Kjo aferë vjen në dhunim me të gjitha ligjet e vendit. Rama deklaron se i ka dhënë një kompanie territorin prej 1.5 mln metra katrorë të ndërtimit aty të Dubai-city, të Dubait-Emar-Rama, ose Rama-Emar.
Dhënia pa garë është dhunim i ligjeve të vendit, por edhe atyre ndërkombëtare që Shqipëria është e detyruar ti respektojë’, tha Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha tha se porti me sipërfaqe 1.5 milionë metër katrorë, i ishte dhënë një kompanie “offshore” pa garë në kundërshtim të qartë me ligjin.

Sali Berisha: Pasi është kapur në flagrancë me vjedhjen e 420 milionë euro për djegësa, gjithçka me firmën e tij, Edi Rama vrapon të vendosë në harresë këtë vjedhje me dy megaafera të mëdha që janë 10-fishi i kësaj shumë, afera e Butrintit dhe ajo e Portit të Durrësit. Jam sot këtu për të denoncuar për të shumtën herë aferën mafioze, korruptive të Edi Ramës me portin më kryesor shekullor,Portin e Durrësit. Kjo aferë vjen në dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit. Rama deklaron se i ka dhënë një kompanie territorin prej 1.5 milionë metër katrorë të portit të Durrësit, të ndërtimit aty të “Dubai City’ apo Rama-EMAAR. Dhënia pa garë e kësaj sipërfaqje, kudo të ndodhë është një shkelje flagrante e ligjeve të vendit, por edhe e ligjeve ndërkombëtare.

Së dyti, kjo aferë, ose kjo megaaferë, është e tillë askush nuk njeh, meqenëse kompania është “offshore” dhe është e ndaluar që kompani të tilla të marrin prona të shqiptarëve, kjo bëhet sepse Edi Rama do të fshehë fitimet tij përrallore nga kjo aferë në parajsat fiskale të mafias botërore. Në këtë aferë Edi Rama u thotë shqiptarëve se Shqipëria fiton 300 milionë ndërkohë që vetëm trualli kushton jo më pak se 3 miliardë euro në çmimin aktual. Pra nëse pronarët e trojeve në Shqipëri i japin truallin ndërtuesve, Edi Rama u lë shqiptarëve vetëm 10% të shpërblimit, ndërsa merr vetë me kompaninë e EMAAR-Rama 90% të fitimit. Ky është një super-skandal tejkalon çdo lloj imagjinate. Por a është vetëm kjo gjoba ndaj shqiptarëve? Jo! Është pjesë e saj. Përfitimet e tij marramendëse, ai ka shpallur se do ndërtojë një port të ri që shkon afërsisht në 2 miliardë euro. Pra shqiptarët duhet të paguajnë nga paratë e taksave të tyre ndërtimin e një porti të ri.

Read Previous

PD, 5 pyetje të reja për inceneratorët: SPAK i di përgjigjet, por të çojnë ‘lart’, ku prokurorët tanë nuk shkojnë dot!

Read Next

Skandali me Portin e Durrësit/ Meta: Cila është kostoja dhe kujt kompanie i është dhënë statusi i investitorit strategjik?