PD, 5 pyetje të reja për inceneratorët: SPAK i di përgjigjet, por të çojnë ‘lart’, ku prokurorët tanë nuk shkojnë dot!

PD tha sot  se SPAK i di përgjigjet për aferën inceneratorëve,  por ato të çojnë “lart”, aty ku prokurorët nuk shkojnë dot. Një prej tyre, psh. që u shtua sot:” A ju thotë gjë emri A. Jangildina, qytetare e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike?

Partia Demokratike ngriti sot, pesë pyetje të reja lidhur me inceneratorët, e vendosur për të hedhur dritë plotësisht mbi çdo skaj të aferës së djegësve, më të madhes së shekullit siç e ka cilësuar.

Z. Jamarbër Malltezi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së tha se “prej dy javësh nga kjo foltore i bëjmë 5 pyetje SPAK-ut dhe të gjitha palëve që kanë vesh dhe sy çelë, që nuk janë mbyllur nga perdja e trashë e parave të korrupsionit e do të vazhdojmë edhe dy muaj, dyqind herë apo dymijë pyetje, – theksoi ai.

“Këto pyetje të thjeshta që bëjmë dhe përsërisim nuk janë tonat, por të njerëzve, – vuri ën dukje Malltezi. –  Ne kemi foltoren, aksesin mediatik dhe vullnetin për të peërfaqësuar zërin e qytetarëve.

Ja edhe pesë pyetje të tjera për inceneratorët:

1. A ju thonë gjë kompanitë e mëposhtme (I) Integrated Energy, (Ii) Geogenix, (iii) Almares Management dhe (iv) Residence Corporate Services?

2. Dini gjë sa buxhet ka secila nga këto kompani?

3. Dini gjë sa punonjës ka secila nga këto kompani?

4. A ju thotë gjë emri A. Jangildina, qytetare e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike?

5. Çfarë lidhje kanë të gjithë këto emra me qindra milionë euro para publike të shqiptarëve që kinse po investoheshin për inceneratorët?

SPAK i di përgjigjet, por ato të çojnë lart, aty ku prokurorët tanë nuk shkojnë dot. Ne do të kthehemi nesër, jo me drejtësinë, por me përgjigjet e këtyre pyetjeve. Ato të çojnë te të njëjtët emra dhe të njëjtat gjurmë.

Firma e kundraligjshme e inceneRamës dhe IncenErjonit, i bashkon të gjitha fijet. Vetëm SPAK nuk i bie në fije.  Pse vallë?” vërejti në përfundim Jamarbër Malltezi./

Read Previous

Prodhuesit e Nektarinës në Fier në krizë, çmimi më i ulët në vite: Nuk nxjerrim dot lekët e investuara

Read Next

Berisha denoncon skandalin me Portin e Durrësit: Rama fali 1.5 mln tokë në Durrës, për të ndërtuar Dubai-city