Berisha denoncon: Pas projektit të menaxhimit të Pallatit të Brigadave dalin Kullat.

Kryetari i PD-së akuzon Ramën se me miratimin e projektit të menaxhimit të Pallatit të Brigadave fshihen ndërtimet e kullave.

“E morët vesh ju, pas Butrintit i erdhi radha Pallatit të Brigadave. Po shfrytëzon ndërtesën për të shkatërruar parkun. Të jeni të sigurtë që pas tyre do të dalin kullat por Edi Rama nuk do të jetë në pushtet, ndaj u bëj thirrje oligarkëve të mos e inkrimojnë veten me Edi Ramën. Është fatale ajo që bëni sepse ka ligje në botë.

Nëse shpërbën parkun kombëtare në një projekt gjoja të sitit arkeologjik është një megaaferat më të mëdha. Ndaj kam këtë thirrje nuk do gëzoni pasuri duke e ndarë me Edi Ramën dhe qeveritarët e tij. Ky është një zotim solemn. Këto akte kriminale nuk do mbeten pa përgjigje.

Tërhiquni, mos vidhni me Edi Ramën. Mos u bëni bashkëvjedhës me Edi Ramën dhe ministrat e tij.

Ky njeri nuk do i shpëtojë dot ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare” .

Read Previous

“ke kaluar vijën e kuqe!”/Berisha paralajmëron Ramën, e akuzon për spastrim etnik

Read Next

Presidenti Meta dekoron studiuesin Aurel Plasari me Titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”