Presidenti Meta dekoron studiuesin Aurel Plasari me Titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Këtë të premte,  studiuesi i njohur Aurel Plasari u dekorua nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me Titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Në vlerësimin e Presidentit, thuhet se ky urdhër i lartë i jepet profesorit të shquar universitar, Aurel Plasari “…për kontributin e vyer dhe të jashtëzakonshëm në ndriçimin e vlerave kombëtare me ndikim të veçantë në shoqërinë shqiptare, si promovues dhe mbrojtës i palodhur i identitetit kombëtar dhe europian të shqiptarëve, dhe në nderim të punës dhe realizimit të veprës tanimë të vlerësuar si më e suksesshmja e dekadave të fundit kushtuar figurës dhe epokës së Heroit tonë Kombëtar.”

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

🇦🇱 E posaçme kënaqësia, që me praninë e shumë personaliteteve nga fusha të ndryshme të jetës, të vlerësoja sot një figurë poliedrike dhe të ndritur të kombit tonë, autorin e shumë librave dhe eseve, përkthyesin e një numri kryeveprash botërore, historianin, studiuesin, mendimtarin dhe profesorin e shquar universitar, Aurel Plasari.
Me mirënjohje për kontributin e vyer dhe të jashtëzakonshëm në ndriçimin e vlerave kombëtare me ndikim të veçantë në shoqërinë shqiptare, si promovues dhe mbrojtës i palodhur i identitetit kombëtar dhe europian të shqiptarëve, dhe në nderim të punës dhe realizimit të veprës tanimë të vlerësuar si më e suksesshmja e dekadave të fundit kushtuar figurës dhe epokës së Heroit tonë Kombëtar, i akordova Profesor Plasarit, Titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Shumë urime dhe krijimtari sa më të begatë në shërbim të kombit!

Read Previous

Berisha denoncon: Pas projektit të menaxhimit të Pallatit të Brigadave dalin Kullat.

Read Next

Von der Leyen: Gati të nisim negociatat me RMV dhe Shqipërinë