“ke kaluar vijën e kuqe!”/Berisha paralajmëron Ramën, e akuzon për spastrim etnik

Kryetari i PD-së Sali Berisha i bën thirrje të gjithë shoqërisë civile dhe qytetarëve të bashkohen në protestën e 7 korrikut kundër qeverisë së Edi Ramës që e akuzon se ka vendosur pushtetin monist të plotë dhe ka marrë në kontroll të gjitha pushtetet. Jo vetëm

Pse shqiptarët duhet të protestojnë?

Sali Berisha: “Sot Shqipëria është vendi që rrit fëmijët për në emigracion. Të rinjtë largohen nga ky vend njëlloj si të ishte konflikt civil. Kjo për shkak të politikave të spastrimit etnik që ndjek Edi Rama. Protesta e 7 korrikut ka një mision të madh. Protesta është e vetmja rrugë për popullin opozitar që nuk kërkon asgjë tjetër veç pushtetit me votë të lirë”

Përmes konferencës për median Berisha i bëri thirrje Ramës i cili kishte planifikuar konferencë në të njëjtën orë me të se 7 korriku ishte vetëm fillimi.

Edvin 7 korriku është vetëm fillimi. Është fillimi se ka tejkaluar çdo lloj vije të kuqe në qëndrimin cinik shpërfillës për të mos thënë poshtërues ndaj qytetarëve me vendimet e tij” tha Berisha. 

Read Previous

SPAK kërkon pushimin e çështjes për 7 ish gjyqtarët e shkarkuar nga vetingu

Read Next

Berisha denoncon: Pas projektit të menaxhimit të Pallatit të Brigadave dalin Kullat.