A u bashkua apo u përça PD? Berisha: Kishte kryetarë degësh që u zgjodhën sërish pa ardhur në Foltore

Ish-kryeministri Berisha ka theksuar se pas Kuvendit të fundit të Komisionit të Rithemelimit selia blu është më e bashkuar.

Sipas tij, ka pasur edhe kryetarë degësh të cilët u zgjodhën sërish edhe pse më parë nuk i ishin bashkuar Foltores së mbajtur nga Berisha në qytetet e vendit.

Biseda në studion e Open në News 24:

Berisha: Kjo shumicë u faktua. Vendi im si deputet është me shumicën që më ka sjellë në Parlament. Nuk ndodh kurrë që partia të drejtohet nga deputetët. Çdo parti ka këshillin e saj kombëtar si udhëheqësen e saj.

Problemi është tek nënshtrimi apo tek bashkimi? A patën këta deputetë një platformë për të hyrë në një proces zgjedhor?

Deputeti në raport me degën e partisë është një anëtar kryesie. Kur deputeti ka marrë funksionet, dihet që është vendi i një anëtari kryesie.

Ju thatë bashkim, bashkim….

Janë me mijëra që nuk kanë qenë me foltoren por u bashkuan.  Përveç kësaj ka kryetarë degësh që u votuan sërish pa ardhur në foltore.

Read Previous

Si u hoqën 800 Ha nga Parku i Butrintit për të ndërtuar resort turistik

Read Next

Berisha: Alibeaj u soll si ministër i Ramës, dështoi mbledhja e planifikuar