Berisha: 32 vite më parë përmbysëm sistemin komunist më stalinist të Europës

Kryetari demokrat Sali Berisha, në konferencën “Doktrina e së djathtës”, shprehu nderimin e tij për bektashinjtë shqiptarë, të cilët kanë qenë bastion i vërtetë i shqiptarizmit, në teqetë e tyre, por edhe i gjuhës dhe edukimit, në kohën kur shqiptarët nuk kishin shkolla. Më tej ai uroi edhe besimtarët myslimanë të cilët nisin nesër Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Berisha tha se sot është dita kur shqiptarët 32 vite më parë, kurorëzuan revolucionin demokratik të viteve ’90, përmbysën sistemin komunist, më stalinist të Europës, më të egër, më barbar.

“Kjo konferencë zhvillohet në një ditë të veçantë. Bektashinjtë shqiptarë kremtojnë sot Sulltan Novruzin.
Unë e shfrytëzoj këtë rast për të shprehur nderimin tim më të madh për bektashinjtë shqiptarë, të cilët kanë qenë bastion i vërtetë i shqiptarizmit, por në teqetë e tyre, por edhe i gjuhës dhe edukimit, në kohën kur shqiptarët nuk kishin shkolla.

Uroj kjo ditë që të frymëzojë shqiptarët që Sulltan Novruzin tjetër ta kremtojmë më mirë.

Gjithashtu nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. Qindra-mijëra besimtarë myslimanë i përkushtohen sakrificës, të mirës. Nderojnë dhe lartësojnë veten.

Duke i përgëzuar ata, i lutem zotit të pranojë sakrificën. Sot është gjithashtu 22 marsi, dita kur shqiptarët 32 vite më parë, kurorëzuan revolucionin demokratik të viteve ’90, përmbysën sistemin komunist, më stalinist të Europës, më të egër, më barbar. Diktatori i vetëm që do krahasohej me Adolf Hitlerin. E vërteta është se Enver Hoxha, pas luftës zbatoi në Shqipëri, metoda shtypëse terrori që asnjë diktator tjetër nuk ia lejoi vetes. Infanticidi, hiperkolektivizmi ekstrem, e me radhë.

Nga Greqia në Londër, Rama takim me Sunak. Në fokus krimi dhe emigrantët e paligjshëm shqiptarë.

U ndala në këtë moment, sepse 31 vite më parë, nuk ka pasur një shoqëri më të degraduar, më të rraskapitur, më të mjeruar sesa shoqëria shqiptare. Hiperkolektivizmi ekstrem kishte vendosur shumicën e shqiptarëve në regjimin e një urie kronike. Izolimi total kishte vendosur shumicën e shqiptarëve ndër një indoktrinim të pashembullt të një vendi tjetër. Lufta e egër e klasave, kasaphana e saj, kishte krijuar në Shqipëri klimën më të frikshme, më të rëndë.

Karl Jaspers, një intelektual i madh dhe filozof gjerman, që u mor me studimin e nazizmit dhe qëndrimin e shoqërisë gjermane ndaj nazizmit, i shërbeu kombit gjerman me veprat e tij. Njëra prej të cilave ishte ‘Faji gjerman’. Në aspektin e shtypjes, Jaspers thotë: Gjatë luftës, gjatë sundimit të Hitlerit, të mendoje të kundërshtoje, do të thotë të hapje varrin tënd. E vërteta është se pak a shumë e njëjta ishte gjatë paqes gjatë diktaturës së Enver Hoxhës”, tha Berisha.

Read Previous

Këlliçi uron Sulltan Novruzin/ Mesazhin kryesor e jep për të rinjtë që të mos braktisin vendin

Read Next

Dhunohet shefi i Europol Tirana, 23-vjeçari e godet me grushte se e parakaloi