Dhunohet shefi i Europol Tirana, 23-vjeçari e godet me grushte se e parakaloi

Një 23-vjeçar i identifikuar si Klesti Qordja, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi ka dhunuar drejtorin e Europol Tirana, Artan Bajraktari. Tv Klan raporton se ngjarja është regjistruar në fillim të muajit shkurt. Sipas dosjes, Bajraktari po lëvizte me makinë në zonën e Laprakës, kur 23-vjeçari Qordja, i acaruar se ishte parakaluar, i ka kërkuar të ndalojë.

Pas këtij momenti të dy kanë zbritur nga mjetet përkatëse dhe Klesti Qordja e ka goditur atë me grushte, edhe pse ishte paralajmëruar nga Bajraktari se ai ishte pjesë e Policisë së Shtetit.

I riu është ndaluar më vonë nga policia dhe ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Ai ka thënë se donte ta pyeste se cila ishte arsyeja që e kishte parakaluar. Ndërsa për dhunën e ushtruar, 23-vjeçari Qordja pretendon se ishte për vetëmbrojtje, pasi shefi i Europol i kishte vënë dorën në qafë.

Prokurorja Mirela Zavalani ka ngritur ndaj të riut akuzën e plagosjes së lehtë me dashje.

Read Previous

Berisha: 32 vite më parë përmbysëm sistemin komunist më stalinist të Europës

Read Next

VOA: Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?