Këlliçi uron Sulltan Novruzin/ Mesazhin kryesor e jep për të rinjtë që të mos braktisin vendin

Deputeti demokrat njëherësh dhe kandidat i opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit, Belind Këlliçi uroi këtë të mërkurë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.

“Uroj paqe, mirësi, begati për çdo familje shqiptare, mbi të gjitha për të rinjtë që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për mesazhe shprese, jete, mesazhe pozitive për të qëndruar në këtë vendin tonë kaq të bukur, që Zoti i ka falur kaq shumë bukurira dhe mrekullira, dhe për të mos ikur larg familjeve dhe vendit tonë.

Read Previous

Masakra në “Don Bosko”, Drejtori i Policisë Tiranë: Kemi emra konkretë për personat e përfshirë në këtë ngjarje

Read Next

Berisha: 32 vite më parë përmbysëm sistemin komunist më stalinist të Europës