BE mbështetje tjetër 500 milionë euro për Ukrainën

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën për një ndihmë shtesë për Ukrainën prej 500 milionë eurosh, duke e çuar mbështetjen e bllokut në 2.5 miliardë euro që kur Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt.Ann LindeAnn Linde

“Sot në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, u arrit një marrëveshje politike për këstin e pestë të ndihmës ushtarake për Ukrainën”,tha përmes një deklarate Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde.

Fondet do të ndihmojnë BE-në të vazhdojë blerjen e pajisjeve dhe furnizimeve për ushtrinë ukrainase, përfshirë edhe armatime, për të cilat blloku ka thënë se duhet të përdoren për qëllime mbrojtëse.

Rregullat e BE-së e ndalojnë bllokun që të përdorë buxhetin e tij shtatëvjeçar për të financuar operacione ushtarake. Por mekanizmi i fondeve jashtë buxhetit, i ashtuquajturi “European Peace Facility” që ka një kufi prej 5 miliardë eurosh, mund të përdoret për të ofruar ndihmë ushtarake.

BE-ja e miratoi këstin e parë të ndihmës menjëherë pas fillimit të agresionit rus, në atë që u përshkrua nga zyrtarët e BE-së si një moment vendimtar për maturinë e bllokut për përfshirje ushtarake përtej kufijve të saj.

Ndërsa gjysma e parave të fondit shtatëvjeçar nga mekanizmi i lehtësimit të situatës, tashmë i është dhënë Ukrainës vetëm në pesë muaj, është e paqartë se si BE-ja mund të vazhdojë financimin e blerjes së armatimeve dhe pajisjeve të tjera për Ukrainën nëse agresioni rus vazhdon gjatë./voa

Read Previous

AktualitetNegociatat, zbardhet axhenda: Shqipëria do ta nisë me kapitullin e drejtësisë

Read Next

“Nanon e ndihmova të dilte nga burgu, ai kërkoi arrestimin tim”/ Nikoll Lesi tregon përplasjet me Fatos Nanon

Leave a Reply

Your email address will not be published.