Basha “merr leje”, përmend me emra Çet Kastratin dhe Samir Manen

Lulzim Basha i quajti oligarkë ata që Rama preferoi t’i konsideronte “sipërmarrës dhe bizesmenë të mëdhenj” gjatë seancës në parlament dhe si rrallëherë ka folur me emra për ta në parlament, duke i lidhur me akuzat për kontrabandë nafte apo me bashkëpuntorë të trafikut të drogës. Basha përmendi Shefqet Kastratin dhe Samir Manen, të parin për kontrabandë nafte dhe të dytin për tenderin e tunelit të Llogarasë.

“Tani ta sqarojmë diferencën mes sipërmarrësve të mëdhenj dhe oligarkëve të tu, të cilët nga 12 shkuan 6 dhe tani janë katandisur sa gishtat e një dore. Pse të ra heshtja ty kur të thanë që 30% e karburantit futet kontrabandë. Do emra? Emra do? Merre mikrofonin dhe thuaj “dua”. Pse? T’i them unë? Të mori Baca Çet ty? Ee? Të mori Baca Çet? Kështu? Zamiri të mori pët tunelin e Llogarasë? Ça emri tjetër do? Se janë fut edhe ca të tjerë që nuk merret vesh ku fillon droga e ku mbarojnë paratë e tua? Se gjysmën e gropave e hap droga në Tiranë, gjysmat i paguani me paratë që i keni vjedh shqiptarëve. Se Tirana thotë “nuk merret vesh nëse Çet Kastrati është pronari apo administratori i parave të tua?” tha Basha.

Basha shumë mirë bën që ka marrë guximin dhe ka përmendur me emra “oligarkët”, po ai më parë duhet të japë shpjegime pse e shoi protestën e kuksianëve për traun në Rrugën e Kombit, pse i shiti ata?
A mos vallë baca Çet atëherë nuk ishte “oligark”? Apo sot baca i ka dhënë leje Lulit që t’i shajë me emra për qëllime forcimi pozitash brenda partisë.
Çdo radikalizimi i prin një proces përpara, dhe nuk radikalizohet dot opozita në një ditë me shi si kjo, dhe në një ditë që brenda partisë ke furtunë.

Read Previous

OKI mund të shkaktojë sulm në zemër

Read Next

Meta në takim me Ambasadorin e ri të Serbisë / Dialogu Kosovë-Serbi i rendësishëm për perspektivën evropiane