Meta në takim me Ambasadorin e ri të Serbisë / Dialogu Kosovë-Serbi i rendësishëm për perspektivën evropiane

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e ri të Serbisë, Sh.T.Z. Slobodan Vukčević.

Meta e uroi për detyrën dhe shprehu dëshirën për vazhdimësinë e marrëdhënieve në fushën ekonomike, tregtare dhe turizëm.

Në këtë pritje Meta ka theksuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi për perspektivën evropiane të të dyja vendeve dhe të gjithë rajonit.

 

Postimi i Presidentit

Prita sot Ambasadorin e ri të Serbisë, Sh.T.Z. Slobodan Vukčević, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Duke e uruar për detyrën dhe siguruar për mbështetje në përmbushjen e misionit diplomatik, shpreha dëshirën se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë rritjes së marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, sidomos në fushën ekonomike, tregtare dhe turizëm.
Nënvizova se dialogu Kosovë-Serbi ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë, ka rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin dhe perspektivën e tij europiane.

kumtari.al

Read Previous

Basha “merr leje”, përmend me emra Çet Kastratin dhe Samir Manen

Read Next

Basha do të pres delegacionin e Kongresit Amerikan në selinë e PD