Basha bën të fortin, nuk na imponohet dot kush me dhunë

Me shtrirjen e dorës ndaj demokratëve të njësisë Nr.7 në Tiranë, Basha pranon se është në vështirësi.

“Nuk ka palë brenda familjes tonë. Detyra jonë e parë, këtë javë, është që t’i marrim me vete, t’iu shtrijmë dorën, t’iu themi nuk ka të tepërt, nuk ka demokratë të tepërt në familjen tonë. Partia Demokratike nuk mund të mbetet peng, prandaj këtu jam dhe do të jem si pengu i demokratëve dhe si pengu i shqiptarëve, por si njeri i lirë përballë regjimit dhe përballë atyre që janë bërë njësh me regjimin duke denigruar, përçarë dhe fryrë frymës së përçarjes”.

Teksa ka përjashtur të gjithë kundërshtarët e tij, Basha thotë se është i hapur për mendimin dryshe.

“Mendim ndryshe po, kritika po, kundërshti po, të gjitha! Dhe me zë të lartë, garë po, por jo dhunë, jo mashtrime dhe gënjeshtra, jo vese me të cilat kemi 8 vite që përballemi në emër të demokratëve dhe në emër të të gjithë shqiptarëve me qeverinë më të korruptuar të Europës. Nuk mund t’i lejojmë tani këto vese të bëhen pjesë e sjelljes në Partinë Demokratike”.

Të gjitha këto, Lulzim Basha i bën teksa shkon nëpër takime me dyer të mbyllura dhe nën shoqërimin e forcave të policisë.

Read Previous

Dashnor Sula parakalon Spartak Brahon/ Me 8 janar do të vritej Basha

Read Next

Basha kalon në “ilegalitet”, njerëzit e tij organizojnë takime të fshehta me gratë për riorganizimin e LDGSH