Basha kalon në “ilegalitet”, njerëzit e tij organizojnë takime të fshehta me gratë për riorganizimin e LDGSH

Lidhja Demokratike e Gruas Dega Durrës ka denoncuar një takim të fshehtë që po organizohet nga njerëz të deputetit Basha, në kuadër të riorganizimit të kësaj dege.

Postimi i plotë i LDGSH, Dega Durrës:
DEKLARATË PËR SHTYP

Nga: Kryetaret e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë (LDGSH), Dega Durrës

Sic edhe përcakton Neni 58 I Statutit të PDSH dhe Statuti I LDGSH, Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë është një organizatë partnere e PDSH, e pavarur. Mënyra e organizimit dhe funksionimit të LDGSH përcaktohen në Statutin e LDGSH.

Organizimi i strukturave të LDGSH, sic edhe Statuti I PDSH dhe LDGSH përcakton, bëhet nga vetë organizata. Askush, as Kryetari I PDSH, asnjë grup ilegal pune I krijuar prej tij nuk mund të përcaktojë apo të ndërhyjë në mënyrën e organizimit apo funksionimit të LDGSH.

Në këtë linjë, pas sulmeve të njëpasnjëshme nga ana e lidershipit aktual të PDSH, Kuvendi Kombëtar I PDSH I dit 11 dhjetor miratoi në mënyrë unanime edhe një rezolutë e cila njeh autonominë e plotë të dy organizatave partene LDGSH dhe FRPD.

Ndryshimet në statutin e PD të miratuara nga Kuvendi I dt 11 dhjetor, riafirmojnë pavarësinë dhe autonominë e funksionimit të organizatave partnere, duke ju dhënë hapësirë më të madhe në vendimmarrje forumeve të grave dhe të të rinjve të PDSH, njohur rolit e tyre të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm.

LDG Durrës ka nisur procesin e rioroganizimit të strukturave në Tetor 2019, një proces që zgjati edhe për shkak të pandemise dhe u finalizua më 15 janar 2021.

Në LDG Durrës gjate procesit të fundit zgjedhor:

– janë anëtarësuar mbi 500 zonja;

– janë zhvilluar zgjedhjet në 34 grupseksione me parimin një anëtare-një-votë;

– jane kryer kuvendet e degëve ku jane zgjedhur 4 zonja kryetare:

KZAZ 21, Aishe Gashi

KZAZ 22, Dorilda Mara

KZAZ 23, Ledia Shtufi

KZAZ 24 Besa Cani

Askush nga ne drejtueset e LDG Dega Durrës nuk ka dhënë dorëheqjen dhe nuk i ka përfunduar mandati. Jemi në detyrë, të cilën në kohëra të vështira opozitarizmi po e kryejmë me përgjegjësi të plote.

 

Read Previous

Basha bën të fortin, nuk na imponohet dot kush me dhunë

Read Next

Vritet në sy të vajzës dhe gruas gazetari që bashkëpunonte me BBC, Los Angeles Times