Dashnor Sula parakalon Spartak Brahon/ Me 8 janar do të vritej Basha

Dashnor Sula në emisionin “Log” ka debatuar me deputetin Edmond Spaho.

Teksa diskutohen përjashtimet e fundit nga grupi parlamentar i PD, Sula tha se nëse nuk do të ishte dera e blinduar brenda në selinë blu do të bëhej kasaphanë.

Sipas Sulës protestuesit e karikuar për dhunë atë ditë do të vrisnin Lulzim Bashën.

Pjesë nga debati

Dashnor Sula: Pas datës 8 janar i gjithë opinioni publik e di. Nga ai momenty që të arrihet të përplasen vëllezër me vëllezër nuk ka bërë vaki kurrë të thërritet.

Edmond Spaho: Deri dje thonit policia e krimit…

Dashnor Sula: Shyqyr që që ka qenë ajo derë se ti sdo flisje këtu sot. Do ishte kasaphanë aty brenda.

Edmond Spaho: Do vriteshin deputetë?

Dashnor Sula: Jo ti, po njerëzit e tuaj të karikuar do të vrisnin Lulzim Bashën

Edmond Spaho: Bashën e mbron garda.

Dashnor Sula: Para se të shkoje në foltore i merrje ti vendimet, për Kullurin e të tjerë

Edmond Spaho: Asnjë nuk kam përjashtuar. Flasim edhe për djegien e mandateve

Dashnor Sula: Të vish të sulmosh selinë me të gjitha mjetet e dhunshme.

Read Previous

Abazoviq dorëzon kërkesën për mocion ndaj qeverisë malazeze në të cilën shërben si numri 2 i saj.

Read Next

Basha bën të fortin, nuk na imponohet dot kush me dhunë