Asfiksohen punonjëset e një fabrike në Tiranë

Disa punonjëse të një fabrike në periferi të Tiranës janë paraqitur në spital këtë pasdite me shenja asfiksie.

Policia konfirmoi se janë paraqitur për kontroll mjekësor në QSUT disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore, të cilat gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie.

Sipas të njëjtave burime, dy prej këtyre punonjëseve, T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, mbyllet njoftimi i bluve.

Read Previous

Qeveria rrit çmimin e energjisë. Rama: Në verë rihapim diskutimet

Read Next

Teatri i neveritshëm parlamentar me vendimin e rritjes së rrogave të veta