Teatri i neveritshëm parlamentar me vendimin e rritjes së rrogave të veta

Nga Ylli Manjani

Natyrisht teatri i shëmtuar parlamentar me vendimin e rritjes së rrogave të veta është i shëmtuar. I neveritshëm fare madje!

Por, rritja e rrogës së nënpunësit publik nuk është një gjë e keqe. Personalisht jam që nënpunësi publik të paguhet mirë dhe shumë mirë.

Ajo që rrefuzoj të pranoj është numri jashtëzakonisht i lartë i punonjësve publikë. Numër ky që qeveritë, kjo monistja e ekatremizoi, e mbajnë të lartë për qëllime punësimi politik dhe elektoral.

Nëse analizojmë volumin e punës në administrimin publik, duke mbajtur në konsideratë koncensionimin dhe digjitalizimin e shërbimeve, si dhe po të përjashtojmë personelin mjeksor dhe arsimin, nuk justifikojnë rrogën më shumë sesa 1/3 e të punësuarve publikë.

Duke filluar me parlamentin, 140 deputetë të të cilit janë shumë,nëse marrim në konsideratë edhe largimin masiv të shqiptarëve nga vendi dhe nga pjesmarrja në zgjedhje. Mbi 50% e shqiptarëve me të drejtë vote nuk marrin më pjesë në zgjedhje, për shkak se kanë braktisur vendin. Atëherë përse 140 deputetë,kur 50% janë larguar nga vendimmarrja?! 71 deputetë mjaftojnë dhe ata le të paguhen mirë.

Dmth, jam plotësisht dakord, jo thjesht me rritjen po me strukturimin total të pagave të punonjësve publike. Por ama jo me gati 200 000 të punësuar për shkaqe politike, nga ku të paktën 100 000 janë parazitë.

Mendojeni shtetin si ndërmarrje private. A do punësonit dot më shumë se gjysmën e njerëzve për të marrë rrogë?! Falimenti do ishte i sigurtë. Duhet reduktuar numri i puonjësve publike. Në radhë të parë personeli administrativ që rri kot. Ata që ngelin duhen paguar mirë dhe s’duhet të kemi asnjë kompleks për këtë.

Ky reduktim do çlironte mundësi financiare për trajtim më të mirë të punonjësve të shërbimit publik veçanërisht në shëndetësi e arsim.

Kjo duhet të ishte një reformë reale pagash dhe jo lojëra të ndyra populizmsh.

Read Previous

Asfiksohen punonjëset e një fabrike në Tiranë

Read Next

Përplasen 4 makina te rruga e Elbasanit, lëndohen 3 persona