Policia e Kosovës, thirrje qytetarëve: Kujdes! Po qarkullojnë grupe kriminale me armë
10 ditë pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, kreu i qeverisë Edi Rama, paralajmëroi rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Pasi e përdori për fushatë zgjedhore krizën e energjetike duke propaganduar se qeveria ka mbuluar rritjen e çmimit të energjisë, Edi Rama deklaroi këtë të enjte nga foltorja e Kuvendit se në verë do të rihapet diskutimi për fashën e energjisë elektrike
Në nëntor të vitit të kaluar, Edi Rama tentoi ta rriste çmimin mbi 800 kilovatë në rreth 50 lekë për kilovat/orë për konsumatorët familjarë.
Ndërkohë 1 muaj më vonë, Enti Rregullator i Energjisë e hoqi përfundimisht fashën 800 kilovat/orë. Por teksa zgjedhjet lokale përfunduan duket se qeveria do ti hap rrugë shumë shpejt rritjes së çmimit të energjisë që do tu rëndojë xhepave të shqiptarëve