Aleanca Për Liri të Mediave i kërkon kryeministrit Rama anulimin e Agjencisë për Media

Aleanca Për Liri të Mediave dhe Përgjigje të Shpejtë i ka kërkuar qeverisë së Shqipërisë që të anulojë themelimin e Agjencisë për Media dhe Informim,  pasi sipas tyre ajo do të përdoret për një kontroll të plotë mbi informacionin publik në këtë shtet.

“Partnerët e nënshkruar të Reagimit të Shpejtë të Lirisë së Medias shprehin sot shqetësimin serioz për një Agjenci të re të Medias dhe Informacionit të krijuar nga qeveria e Kryeministrit Edi Rama në Shqipëri dhe i kërkojnë Partisë Socialiste në pushtet që të anulojë menjëherë themelimin e saj për të siguruar që nuk do të të përdoret për të forcuar më tej kontrollin mbi rrjedhën e informacionit publik.

Ne po ashtu i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që menjëherë të angazhohet me Qeverinë shqiptare për të diskutuar këto shqetësime, si çështje me prioritet në bisedimet për anëtarësim.”- thuhet në deklaratë.

 

Organizatat që janë pjesë e aleancës e vijojnë deklaratën duke pohuar se personi që do të mbajë pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm, do të mund të emërojë apo shkarkojë zëdhënësit në secilën ministri dhe këta të fundit nuk do të kenë komunikim me mediat pa miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm.

”Sipas vendimit, zëdhënësit e ministrive dhe të departamenteve qeveritare, do të ndalohen që të flasin drejtpërdrejt me mediat dhe informacioni publik apo komentet do të duhet të miratohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, i cili do të emërohet nga kryeministri dhe do ta ketë pozitën e barabartë me atë të një ministri qeveritar.”

 

Organizatat besojnë se krijimi i agjensisë nuk do të ndikojnë në rritjen e transparencë, por në të kundërtën.

“Organizatat tona ndajnë shqetësimet e shprehura nga kryeredaktorë të ndryshëm, organizata të shoqërisë civile dhe sindikatat e medias në Shqipëri që thonë se krijimi i Agjencisë, në vend që të përmirësojë aksesin e gazetarëve te informacioni publik, mund të bëjë saktësisht të kundërtën.”

 

Në deklaratë flitet edhe për kushtet e vështira në të cilat punojnë gazetarët shqiptare, pasi nuk u krijohet mundësia të marrin informacion nga burimet qeveritare zyrtare dhe ka një diskriminim kundrejt gazetarëve që punojnë për media të pavaruara.

“Gazetarët në Shqipëri janë duke punuar aktualisht në kushte jashtëzakonisht të vështira për të pasur qasje në informacion nga burimet qeveritare. Qeveria komunikon me gazetarët përmes grupeve në platformën WhatsApp, në vend që të përdorë kanale zyrtare. Gazetarët që punojnë për media të pavarura diskriminohen vazhdimisht kur kërkojnë informacione nga ministrat. Gazetarëve që shihen si përfaqësues të ‘opozitës’ nuk u mundësohet akreditimi dhe u mohohet bërja e pyetjeve në konferenca për media.”

 

Në mbyllje të deklaratës së tzre, organizatat ngrenë shqetësimin se Edi Rama përdor kanalin e tij ERTV për të shpërndarë video të para pregatitura, duke shmangur kështu konferencat për shtyp.

“Në të njëjtën kohë, Kryeministri i shmanget konferencave për shtyp dhe në vend të kësaj mbështetet në stacionin e tij televiziv ERTV për të krijuar dhe shpërndarë ekstrakte dhe video-klipe të para-redaktuara për shtypin. Intervistat jepen vetëm për gazetarë të caktuar, duke shërbyer si mburojë për kryeministrin dhe ministritë e tjera që të mos përballen me pyetje sfiduese”. – thuhet në deklaratë.

kumtari.al

Read Previous

Puna e rrezikshme për gazetën ruse Novaya

Read Next

Filmi biografik i Princeshës Diana / Princesha e Wellsit shfaqet e rrëzuar në dysheme dhe e përhumbur