Filmi biografik i Princeshës Diana / Princesha e Wellsit shfaqet e rrëzuar në dysheme dhe e përhumbur

Filmi biografik i Princeshës Diana, “Spencer” me protagoniste Kristen Stewart, publikon një poster të ri të mrekullueshëm
 
Filmi i ri do të trajtojë Dianën, Princeshën e Uellsit gjatë festave të Krishtlindjeve të vitit 1991, ndërsa ajo kalon kohë në Sandringham House me Familjen Mbretërore.
 
Gjatë kësaj periudhe në film, Diana do të vendosë për t’i dhënë fund martesës së saj me Charles, Princi i Uellsit.
 
Aktorja e Twilight dhe Personal Shopper Kristen Stewart do të marrë rolin e Dianës në film, me Jack Farthing si Princi Charles.
 
Distributori Neon tani ka publikuar një poster të ri përhumbës që tregon Dianën me një fustan të bukur teksa shfaqet e rrëzuar në dysheme dhe e kërrusur, me sa duket në lot.

Read Previous

Aleanca Për Liri të Mediave i kërkon kryeministrit Rama anulimin e Agjencisë për Media

Read Next

Pse edhe në më të keqen e saj “foltorja” e Berishës është me e shëndetshme se gjumi i Bashës