Puna e rrezikshme për gazetën ruse Novaya

1 Në korrik të vitit 2000, redaktori i gazetës Novaya, Igor Domnikov vdiq disa muaj pasi u sulmua në hyrje të banesës së tij në Moskë, nga një sulmues i cili disa herë e goditi në kokë me një objekt të rëndë. Domnikov mbuloi çështjet e kulturës dhe arsimit. Kolegët e tij thanë se vrasësi mund ta ketë ngatërruar me një gazetar tjetër të gazetës Novaya, i cili ishte kërcënuar pasi kishte hetuar korrupsionin në industrinë e naftës. Dy reporterët jetonin në të njëjtën ndërtesë.

Gazeta ruse Novaya, është e njohur për raportet e saj hulumtuese për korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Në një shtet të renditur si një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, raportimi i saj ka marrë shumë vlerësime ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë edhe i ka vënë gazetarët e saj në një rrezik të madh.
Gjashtë gazetarë dhe kontribues të tjerë, janë vrarë që nga viti 2000. Shumë të tjerë janë sulmuar.
Dmitry Muratov, i cili ndihmoi në themelimin e gazetës më 1993 dhe ka shërbyer prej kohësh si kryeredaktor i saj, mori Çmimi Nobel për Paqe më 8 tetor 2021, së bashku me gazetaren filipino-amerikane Maria Ressa.
Pavarësisht kërcënimeve dhe vrasjeve, Komiteti Norvegjez i Nobelit tha se Muratov “ka refuzuar të braktisë politikën e pavarur të gazetës” dhe “ka mbrojtur vazhdimisht të drejtën e gazetarëve për të shkruar gjithçka që duan, për çfarëdo që ata duan, për sa kohë që ato shkrime janë në përputhje me standardet profesionale dhe etike të gazetarisë “.

 

2
Redaktori i gazetës Novaya, Yuri Shchekochikhin vdiq në vitin 2003, nga një sëmundje misterioze që dyshohej se ishte rezultat i helmimit radioaktiv. Ai kishte hetuar përfshirjen e mundshme të shërbimeve ruse të sigurisë, në një seri bombardimesh në apartamente të ndryshme në Moskë dhe qytete të tjera në vitin 1999.

 

3
Gazetarja hulumtuese e gazetës Novaya, Anna Politkovskaya, u qëllua për vdekje në ashensorin e banesës së saj në qendër të Moskës më 7 tetor, 2006. Ajo ishte një kritike e Presidentit rus Vladimir Putin, raportimi i të cilës ekspozoi korrupsionin e nivelit të lartë në Rusi dhe abuzimet e të drejtave të njeriut në Republikën e Çeçenisë, në rajonin e Kaukazit.

 

4
Gazetarja e gazetës Novaya, Anastasia Baburova (majtas) dhe avokati i saj rus i të drejtave të njeriut Stanislav Markelov, u qëlluan dhe u vranë në janar 2009, kur po largoheshin nga një konferencë shtypi në Moskë. Markelov dhe Baburova, kishin ekspozuar disa nga rastet më të rënda të abuzimeve nga Ushtria Ruse në Çeçeni.

 

5
Gazetarja e shumë çmimeve dhe aktivistja e të drejtave të njeriut, Natalia Estemirova, një kontribuuese e shpeshtë me shkrimet e saj në gazetën Novaya, u rrëmbye në Grozni në korrik të vitit 2009 dhe u gjet e vrarë disa orë më vonë. Në atë kohë, u tha se ajo se ishte duke punuar në disa raste “jashtëzakonisht të ndjeshme” të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Çeçeni.

 

 

6
Shtëpia dhe makina e korrespondentes Yulia Latynina, u spërkatën me kimikate të panjohura në vitin 2017. Po atë vit, gazeta mori një letër me një pluhur të bardhë të panjohur, mirëpo që më vonë doli se ishte i padëmshëm.

 

7
Në Tetor 2018, persona të panjohur sollën tre kafazë me dele të mbuluara me jelekë, me mbishkrimin PRESS, pranë zyrave të gazetës Novaya në Moskë.

 

8
Koka e një deleje u gjet gjithashtu pranë zyrës, me një shënim që kërcënonte të gjithë gazetarët e gazetës Novaya

 

9
Në Tetor 2018, persona të panjohur hodhën një kurorë lulesh të funeralëve, para ndërtesës së gazetës me shënime që kërcënonin korrespondentin Denis Korotkov. Një kurorë e ngjashme u dërgua gjithashtu edhe në shtëpinë e gazetarit, me një shënim që e quante atë “tradhtar”.
Korotkov sapo kishte botuar një artikull duke cituar një ndihmës të sigurisë së biznesmenit rus të afërt me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, i cili thoshte se Prigozhin ishte përfshirë në disa sulme kundër kundërshtarëve të tij, si dhe në së paku një vrasje.
Persona të panjohur, gjithashtu lanë një shportë me një kokë të prerë të dashit dhe trëndafila të kuq, në zyrën e gazetës ku shkruhej: “Kryeredaktorit të gazetës Novaya, përshëndetje për ju dhe Korotkovit.”

 

10
Një roje sigurie, qëndron në hyrje të zyrave të gazetës Novaya në Moskë, më 15 mars 2021. Gazeta tha se një kamerë sigurie, kishte regjistruar një person të panjohur duke spërkatur hyrjen e zyrës me një lëng të panjohur. Një erë e fortë kimike përfshiu ndërtesën dhe ishte e ngjashme me erën gjatë sulmit kundër korrespondentes Yulia Latynina.

 

Radio Evropa e Lirë

 

Read Previous

Daullet e mjerimit & gëzimit

Read Next

Aleanca Për Liri të Mediave i kërkon kryeministrit Rama anulimin e Agjencisë për Media