Albin Kurti uron 4 korrikun

Nëpërmjet një statusi në FaceBook, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shetet e Bashkuara të Amerikës për 4 korrikun.

Ai shprehet se populli i Kosovës i bashkohet urimeve të festës së pavarsisë së SHBA-ve.

“Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës.

Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.

Gëzuar 4 Korrikun!”, ky është urimi i tij.

Read Previous

E rrahën për vdekje në parking

Read Next

Berisha uron Memli Krasniqin