Berisha uron Memli Krasniqin

Ish Kryeministri Berisha ka uruar Memli Krasniqin, pas zgjedhjes së tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës është krijuar dhe udhëhequr nga Hashim Thaçi deri në momentin që ai u bë President i Kosovës. Mardhëniet e Berishës me Thaçin kanë patur ulje-ngritje, sëfundmi Berisha e ka akuzuar Thaçin si pjesë të skenarit të ndarjes së Kosovës, dhe e thërriste atë, argat i Beogradit.

“Mesazh Urimi!

Miq, dje Partia Demokratike e Kosoves zhvilloi kongresin e saj zgjedhor, ne te cilin delegatet votuan pothuaj ne unanimitet z. Memli Krasniqi per kryetar te ri te kesaj partie.

Me kete rast ju ftoj te dashur miq ti urojme nga zemra zotit Krasniqi suksese ne misionin e tij te rendesishem e fisnik per PDK dhe Kosoven. sb”, shkruan ai në urimin e tij.

Read Previous

Albin Kurti uron 4 korrikun

Read Next

Digjet stalla blegtorale