E rrahën për vdekje në parking

Nuk ja ka dalë i riu shqiptar Atilio Ndrekaj, i cili u rrah barbarisht në parkingun e një qendre tregtare në Mantuan, Itali. Mediat italiane shkruajnë se me gjithë ndërhyrjet e mjekëve, 23-vjeçari shqiptar nuk ja ka dalë dot.

Shqiptari dhe italiani Pier Francesco Ferrari, 35 vjeç u rrahën barbarisht nga disa persona. Ngjarja ndodhi në parkingun e një qendre tregtare në Mottella, periferi e Mantuan në Itali. Në fakt ishte një i njohuri i tyre i cili i futi në kurth pasi i telefonoi për t’i takuar, por në parkingun ku ishte lënë takimi u shfaq një grup prej 3-4 personash.

Ata i zunë pritë dhe i rrahën 23-vjeçarin shqiptar Atilio Ndrekaj dhe 35-vjeçarin italian, Pier Francesco Ferrari nga Mantova. Deri me tani dyshohet se behet fjale per rregullime hesapesh mes dy grupeve, ndersa policia ka nisur hetimet per vrasje.

Read Previous

Djali i Ilir Shaqirit në festivalin prestigjoz “SAKRARIUM COMPOSERS COMPETITION”

Read Next

Albin Kurti uron 4 korrikun