Padia për çështjen “non-grata”/ Berisha: Nuk e tërheq, të më kërkojnë falje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për shpalljen “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Berisha tha në emisionin e Erla Mëhillit se do të vazhdojë betejën në gjykatë derisa t’i kërkojnë të falur, pasi pretendon se shpallja “non-grata” është pa të drejtë.

Unë do të vazhdoj të padis deri në ditën e fundit të jetës time. Nuk i ndahem fare, ose të më kërkojë të falur. Ka një rregull në çështjen e nderit. Po të cënoi në nder, ose të kërkon të falur, ose gjykata”, u shpreh ai.

Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë” tregoi se ka pasur përpjekje që ta bindnin të hiqte dorë nga padia, por theksoi se nuk do të tërhiqet.

“Unë në gjykatë nuk tërhiqem. Ka pasur përpjekje për të më bindur mua, që tërhiq padinë dhe ta heqim (non-gratën). Jo mo jo nuk e heq unë. Nëse ti godet një mik për një mafie të poshtër si tipi i McGonigal, Edi Ramës e Soros me shokë, pastaj edhe unë të gjykoj”, nënvizoi Berisha.

Read Previous

Shtrimet në spitale në 2022 u shtuan 8% pas pandemisë; Fluksi më i lartë në kardiologji dhe psikiatri

Read Next

Akuzat e motrave Haklaj/ Reagon Berisha: Ato janë vrasëse