A është Dvorani surpriza presidenciale e Ramës sonte?

 Gazeta Kumtari 

Nesër parlamenti do të zgjedhë Presidentin e ri të Republikës, por emrin e tij do ta mësojmë që sot pasdite, kur Edi Rama do të hapë zarfin e tij të kuq përpara Kryesisë së Partisë Socialiste.
Burime brenda kësaj selie i thanë Kumtarit se dosja i është bërë gati gjyqtarit të lartë, Ardian Dvorani.

Socialistët thonë se pikërisht për emrin e tij janë bërë gati dokumentet verifikuese përpara se nesër t;i përcillet për votim Kuvendit.

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, juristi i klasit të lartë që ka kultivuar ndër vite figurën e shtetarit, ka tashmë një dekoratë amerikane: i shpallur nga DASH si kampion antikorrupsion. Ky element do ta lartësonte zgjedhjen e kryeministrit përpara aleatit të madh, e njëherësh do të shpërblente njeriun që u sulmua nga Meta e Berisha, por që u përkrah në këto beteja nga ndërkombëtarët.

Duke futur Dvoranin në zarfin e tij, Edi Rama do të kënaqte shqiparët me një figurë jo partiake, të kompletuar me velin e flokëbardhit të së drejtës, do të tërbonte armiqtë e tij politikë Metë & Berishë, e do të kënaqte edhe partnerët e tij amerikanë.

Por, edhe pse socialistët e kryesisë, presin të dalë ky emër nga zarfi, askush nuk e di se si lëvizin zarfat gjatë rrugës së kthimit nga Amerika në avionin kryeministror.©kumtari.al

Read Previous

SPAK në kundërpërgjigje të spekulimeve të Artan Hoxhës: Dumani nuk ka thënë asgjë për Ilir Metën

Read Next

Zgjedhja e Presidentit të ri/ A do të jetë PD në Kuvend?