Zgjedhja e Presidentit të ri/ A do të jetë PD në Kuvend?

Nesër, në raundin e katërt të zgjedhjes së pasuesit të Ilir Metës, Kuvendi pritet të votojë kandidatin për President.

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha pritet që të marrë pjesë në seancën e ditës së nesërme në Kuvend. Megjithatë, Berisha e ka bërë të qartë që vota e tij do të jetë kundër çdo kandidature.

Kujtojmë se që në fillim të procesit Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se emri i pasuesit të Metës ka qenë i paracaktuar ndërsa pretendimet e mazhorancës për një drejtues shteti konsensual, sipas tij, kanë qenë thjesht një farsë.

 

Read Previous

A është Dvorani surpriza presidenciale e Ramës sonte?

Read Next

Çmim i Naftës/ Berisha: Të ndërpritet urgjent veprimtaria e Bordit, vegël e qeverisë