Thierry Breton, politikani francez i cili është edhe komisioneri i tregut të brendshëm të Komisionit Evropian, tha të martën se Brexit ishte një “katastrofë” për Mbretërinë e Bashkuar.
Politikani i BE-së Breton thotë se Brexit është një “katastrofë” për Mbretërinë e Bashkuar
“Shikoni çfarë po ndodh në raftet e supermarketeve, shikoni çfarë po ndodh në pompat e benzinës, shikoni çfarë po ndodh me mungesën e infermierëve dhe mjekëve, shikoni çfarë po ndodh me mungesën e shoferëve të kamionëve, shikoni çfarë po ndodh ndodh në sektorin e ndërtimit”, tha Breton për BFM TV, citon reuters.
“Ajo që po ndodh aktualisht është një dramë e vërtetë”, shtoi ai.
kumtari.al