Pas kërcënimit të Ramës, Laçi ka paraqitur nevojën për një incenerator, siç duket nga pamjet

Një ditë pasi Kryeministri Rama ka patur mbledhje me kryebashkiakët e emëruar, Laçi është zgjuar mëngjesin e sotëm i mbuluar nga tymi. Mësohet se gjate orëve të natës u është vënë flaka mbeturinave ne kodrat e qytetit.

Për pasojë retë e tymit janë shpërndarë në qytet, madje dhe në disa fshatra të zonës së malësisë së Kurbinit.

Për të normalizuar situatën në vendgrumbullimin e plehrave kanë mbërritur fadroma dhe zjarrfikësit e Laçit.
Duket se mesazhin e Ramës për të pastruar mjedisin, Laçi e ka kuptuar në këtë formë.

Ndoshta edhe Laçi ka nevojë për një incenerator.

Read Previous

Moti në fundjavë: E shtuna nis me reshje shiu

Read Next

Emërohet drejtori i ri i tatimeve