Moti në fundjavë: E shtuna nis me reshje shiu

Dita e shtunë do të nis me reshje shiu në të gjithë vendin dhe me shtrëngata në pjesë jugore dhe veriperëndimore, njofton SHMU.

E diela do të shoqërohet nga vranësira dhe kthjellime.

 

Njoftim nga SHMU!

Fundjava do të nisë me mot të paqendrueshëm. Vranësirat parashikohen mesatare dhe të dendura. Që prej orëve të para pas mesnatës parashikohen reshje e shtrëngata shiu në veriperëndim e jug. Gjatë ditës reshjet do të përfshinë pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët. Në veri, jug e bregdet do të vijojnë reshjet e shiut e shtrëngatat e shkurtra me intensitet mesatar e në formë të lokalizuar rrebeshe shiu me rrufe në këto zona.

Ditën e diel moti do të nisë i vranët në të gjithë vendin. Prej orëve të mëngjesit vranësirat do ti lenë vendin motit të kthjellët. Në orët e para pas mesnatës e deri në mëngjes në jug e pjesërisht në qendër reshje shiu në intensitet të ulët. Më tej reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Era gjatë së shtunës do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare ndërsa të dielën do të kthejë drejtim nga veriu e verilindja mesatare dhe bregdetin verior e vrullshme. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

kumtari.al

Read Previous

Sa katrorë shihni në fotografi? Mendoni mirë, pak njerëz janë përgjigjur saktë

Read Next

Pas kërcënimit të Ramës, Laçi ka paraqitur nevojën për një incenerator, siç duket nga pamjet