“Berisha ka hallin e tij, Berisha po e bën betejën për veten…”
Po mirë, Edi Rama për kë e bën, po Lulzim Basha për kë, për ty, për mua, për popullin?
Sali Berisha nuk ka thënë ndonjëherë që jam profet, nuk e kemi dëgjuar!
Çështja është, aty te ajo lëvizja për veten e tij që bën Rama, Basha, Berisha, te cila prej tyre i bëhet më mirë Shqipërisë?
A i bëhet më mirë Shqipërisë me Ramën në qeveri dhe Lulin në opozitë?
Apo mos në lëvizjen e Berishës për veten e tij, të bëhet më mirë ty, më bëhet më mirë mua, Shqipërisë i bëhet më mirë.(?)
Mbi këtë logjike secili duhet të ngrejë arsyen e tij nga gjumi dhe të gjykojë.
Kështu si jemi, me Lulin aty ku është, Shqipëria është kthyer në një Turqi apo Rusi e vogël.
Vende në të cilat opozitat janë tredhur dhe luajnë vetëm një rol honorifik. Ku kryetarët e opozitave majmen dhe shërbejnë thjesht si diga për të frenuar zemërimin popullor ndaj pushtetit. Është botërisht e ditur kjo.
Duhet të kesh logjikë të komanduar dhe arsye të përgjumur që të mos e lexosh se në çfarë gjendje është Shqipëria sot, me këtë drejtues opozite, të mos e kuptosh se ky vend është bërë një Turqi apo Rusi e vogël.
Bile, shyqyr që Berisha e ka për vete, ose shyqyr që iu cënua vetja për t’u ngritur dhe për të thyer e prishur një dyqan qelqurinash që ka vetëm formë shkëlqimi nga jashtë por që nxin në thelb, është pa thelb e do të kthehet në ferr.
Në këtë rrugë që është futur Shqipëria, lëvizja e Berishës nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë kurrsesi vetëm interes personal të tij, edhe sikur të dojë Berisha. /kumtari.al/