E sajon dhe e ‘zgjidh’ krizën brenda javës

Pas shpalljes një ditë më parë të emergjencës për furnizimin me energji elektrike, kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën e masave për menaxhimin e kësaj krize.

Sipas Ramës kjo paketë është në kuadër të mbrojtjes së qytetarëve dhe biznesit të vogël nga efektet e rënda që do të kishte një rritje e pakontrollueshme e çmimeve në ekonominë e tyre.

“Nuk ka rritje të energjisë për familjarët, gjithashtu nuk do të ketë kufizime të furnizimit me energji elektrike. Faza agresive deri në verën e ardhshme, po përgatitemi dhe me një konsultim kombëtar brenda këtij viti ku do të kërkojmë mendimin tuaj për këtë çështje, se ne këtu jemi për njëri tjetrin, edhe pse mund të kemi opinione të ndryshme, dallimi mes përplasjes së opinioneve të politikanëve, ta kthejmë në një avantazh, mirësi kombëtare duke e kthyer ballafaqimin në një burim për vendimmarrje.”

Janë tri pika.

1- Garantimi i furnizimit të energjisë elektrike pa të gjithë, Mbrojtjen e familjes dhe biznesin e vogël nga rritja e energjisë;

2- garantimi i fondit likuid për ndërveprimin e tregun

3-100 milionë euro për kompaninë për shpërndarjen dhe 100 milionë të tjera për të siguruar pikën 1 dhe pikën 2.

Kjo vetëm përsa i përket krizës së supozuar energjitike, ndërsa për çmimet e karburantit, ushqimeve etj, ato tashmë kanë hyrë në trendin e rritjes sipas dëshirës së tregtarëve.

Read Previous

“Berisha e ka për veten e tij”

Read Next

ULIKSI NUK ËSHTË AI