Vendoset mbajtja online e Komisioneve Parlamentare/ Partia Demokratike e cilëson si vendim anti-kushtetues

Në Konferencën e Kryetarëve, të mbajtur ditën e sotme, Partia Socialiste vendosi me votë që komisionet parlamentare të mbahen online, për shkak të gjendjes së pandemisë.

Partia Demokratike e kundërshtoi këtë vendim përmes kreut të grupit parlamentar të  saj, Alfred Rushaj. Ky i fundit e cilësoi këtë vendim si anti-kushtetues si dhe si përpjekje për te kufizuar parlamentarizmin.

“Në mënyrë të jashtëligjshme me Kushtetutën e Shqipërisë, u mor një vendim në gjykimin tonë i pavlefshëm që kufizon punën e që komisionet parlamentare të bëhen online.

Rregullorja është e qartë kur kufizohet puna e Komisioneve Parlamentare dhe ato janë janë gjëndja e jashtëzakonshme dhe gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Ne, sot, nuk jemi në asnjë nga këto gjendje formale juridike për të cunguar punën e komisioneve parlamentare.

E vetmja gjë pse kjo do të bëhet është për të kufizuar parlamentarizmin. Ne nuk e pranojmë këtë dhe kërkojmë që ai vendim që u morr në Konferencën e Kryetarëve të hidhet poshtë dhe të vijojë të zbatohet rregullorja’, u shpreh Rushaj.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një prononcimi për mediat u shpreh për mos ndryshim të vendimit të marr në lidhje me mbajtjen online te Komisioneve Parlamentare.

“Do ketë komisione online dhe do ketë edhe mbledhje të rëndësishme që do futen në sallat e vetme që plotësojnë kriteret e distancave. Si në sallën e Kuvendit. Opozita të gjejë gjëra ët tjera. Ju e keni parë dhe vetë që ka disa mbledhje online të cilat kanë qenë më transparente se ato fizike. Në shqyrtimin e buxhetit mbledhja do të jetë fizike tradicionale. Nëse ka seanca të rëndësishme do mblidhemi jo online. Por në një punë normale sikur zhvillohet në asamble në Francë apo në Bundestag është e njëjta gjë. Ramë dakord me propozimin tim që duhet vaksinim i detyrueshëm për deputetët. Kam gjetur dakordësi. Afati i dy dozave është përcaktim i ekspertëve. Nuk e di ku e kanë dëgjuar se Shqipëria nuk qenka në kushte të jashtëzakonshme për pandeminë. Ne kemi një numër të lartë infektimesh në dit ë dhe kemi disa humbje jete. “ u shpreh Balla.

 

 

Read Previous

Nis seanca plenare/ një minutë heshtje per minatorin që humbi jetë në ne Bulqizë

Read Next

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Lezhë 48-vjeçari