I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Lezhë 48-vjeçari

Një 48-vjeçar është vënë në pranga sot në Lezhë . Ai rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Edmond Sufja, i dënuar nga autoritetet italiane me 18 vite burgim, nën akuzat për “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, është arrestuar ditën e sotme në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Njoftım Nga Policia

Vijojnë operacionet nga Policia e Lezhës, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 18 vite  burgim, për vepren penale “Organizate kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Fast Albania dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Edmond Sufja, 48 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar,  pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 18 vite burg  për veprën penale “Organizatë  kriminale, më qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Read Previous

Vendoset mbajtja online e Komisioneve Parlamentare/ Partia Demokratike e cilëson si vendim anti-kushtetues

Read Next

Noka: Basha presion krerëve të degëve në rrethe