Mbyllet një port për të hapur konvikte.

Nga Ylli Manjani
*****
Nga gjithë sa kam lexuar deri më tani për aferën e Portit të Durrësit, më tërheqin vemendjen dy momente:

Së pari shteti pritet të fitojë maksimalisht (në skenarin më pozitiv) rreth 300 milionë euro, por duhet të harxhojë 2 miliardë euro për të bërë një port tjetër të ri.

Së dyti Porti i Durrësit, të paktën për një kohë jo të shkurtër, nuk do ekzistojë. Dmth mund të kryhen disa shërbime në një port privat, por do jenë modeste në raport me ç’shërbime kryhen sot.

Nuk e di nëse projekti është piramidë apo jo, por po e marr të mirqenë që projekti do ndërtohet ashtu siç thuhet. Mua më mjaftojnë këto dy gjetje antillogjikë ekonomike dhe leverdishmërie për të provuar edhe njëherë se sundimi i sotëm politik është grabitje e pastër e pasurisë publike!

Nuk është më çështje korrupsioni, por plaçkitje masive e pasurisë publike. Kjo e fundit jepet për qëllime private për kokërr të qejfit, pa asnjë leverdi ekonomike për publikun. Thjesht për leverdi ekonomike private.

Ndërsa durrsakëve që po ua mbyll edhe portin, zotin ua luan!

U mbyll punën, bisnesin, jeten praktikisht, për t’u bërë fjetina të shtrenjta. Ua bëri Durrësin nga qytet-port në qytet-konvikt.

Ndjesë për cinizmin, po kujtoj se durrsakët e kanë blinduar me vota sundimin politik të plaçkitjes.

Tani gjumë të ëmbël te konviktet e shtrenjta te ish porti i vetëm ndërkombëtar që kishim në ato përmasa.

Read Previous

Ç’U BË FSHATI ME EMRIN ‘ZVICRA’ NË MALET E LESKOVIKUT?

Read Next

Shkaku i vrasjes së 11 personave në Malin e Zi qiraja e vonuar