Shkaku i vrasjes së 11 personave në Malin e Zi qiraja e vonuar

Llogaria e pashlyer dyshohet se ishte shkaku i masakrës në Cetinje të Malit të Zi që la pas 11 të vdekur dhe 6 të plagosur.

Sipas të dhënave zyrtare, Vuk Boriloviq hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau 11-vjeçarin M. në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas qëlloi nënën e tyre, Natasha Pajović Martinovic e cila po qëndronte në dritare.

Pasi i vrau, ai thirri babanë e tyre, Millosh Martinoviqin dhe i tha: “Unë vrava edhe familjen tënde.
Kurir shkruan se vonesa e qirasë ishte shkak i tragjedisë.

“Të gjithë jemi ende në shok, nuk mund ta besoj atë që bëri. Kam dëgjuar se borxhi ishte shkaku i kësaj masakre të tmerrshme”, tha për Kurir një i afërm i autorit.

“Ishte familjar i mirë, familja e tij kishte para dhe jetonte mirë, nuk kishte arsye thelbësore për masakrën. Jemi të shokuar”, tha një fqinj për gjakderdhjen që ndodhi të premten.

Natasha Pajović Martinovic dhe dy djemtë e saj, 11-vjeçari M. Dhe vëllai i tij  14-vjeçar ishin viktimat e para të Boriloviq.

Në 45 minutat e ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij, ai vrau shtatë persona të tjerë dhe plagosi gjashtë.

Autoritetet shpjeguan se pas vrasjes së Martinoviqit, ai hyri në shtëpinë e fqinjit ku vrau bashkëqytetarët e moshuar, Danijela dhe Dimitrije Drecun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun, 32 vjeç. Në prag të asaj shtëpie ka vrarë edhe djalin e tyre Rajko Drecun, 56 vjeç, i cili ka vrapuar drejt shtëpisë kur ka dëgjuar të shtënat.

Boriloviq vrau edhe fqinjin e tij Milan Mitroviq, 37 vjeç, e më pas dajën e tij Goran Gjurishiq, 54 vjeç, dhe më pas, duke zbritur në rrugë, vrau fqinjët Aleksandra, 52 vjeç dhe Danijela Radunoviq, 51 vjeç.

Më pas Boriloviq, i armatosur me dy fishekë dhe një pushkë në dorë, u kthye në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tij IJ dhe i tha atij të dilte jashtë, raporton abcnews.al.

Ai plagosi edhe katër fqinjë të tjerë, Sllavica Zvicer, Filip Gjurkoviq, Mileva Ramadanoviq dhe Darinka Çelebiq , si dhe policin Ljubisha Maksimoviq , i cili po përpiqej ta neutralizonte.

Read Previous

Mbyllet një port për të hapur konvikte.

Read Next

Motri përplas 38 vjeçarin me biçikletë