Luca Orlandi, një fermer 24-vjeçar ka rrëfyer vrasjen e profesoreshës së anglishtes Norma Megardi. I riu, i cili punonte si fermer në arat që gjyshi i tij i kishte marrë me qira nga ish-mësuesja e anglishtes, ka pranur se i ka marrë jetën 74-vjeçares sepse gruaja nuk donte më të rinovonte kontratën.
Thashethemet për një motiv të mundshëm lidheshin me një borxh të papaguar qiraje që shkonte në rreth 2600 euro, ndërsa Luca është arrestuar mëngjesin e djeshëm, rreth orës 2:30.
Emri i të riut ishte regjistruar në regjistrin e të dyshuarve së bashku me atë të prindërve të tij Pietro Orlandi, me profesion polic dhe Ivana Ferrari.Krimet e diskutueshme janë ato të vrasjes me dashje, djegies dhe shkatërrimit të kufomës.
Fermeri 24-vjeçar, i cili punon në kompaninë e gjyshit të tij u shfaq të premten në mbrëmje në kazermë së bashku me avokatët e tij Stefano Bagnera dhe Paolo Amisano për të treguar për vrasjen dhe për t’i lënë hetuesit krejt pa fjalë.