Rrëzohet Kirill gjatë shërbesës fetare

Patriarku rus Kirill është rrëzuar në tokë gjatë një shërbimi në kishën e Novorossiysk për shkak të dyshemesë së lagur me ujë të shenjtë.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur kreu i Kishës Ortodokse Ruse zbret nga foltorja dhe rrëshqet me kurriz në dysheme. Menjëherë të pranishmit i shkojnë në ndihmë, ndërsa ndryshohen me shpejtësi pamjet duke kaluar videon në ambientet jashtë kishës.

Agjensia Tass informoi se kreu i Kishës Ortodokse Ruse nuk u lëndua nga rrëzimi në dysheme.

“Dyshemeja është shumë e bukur, mund ta shikoni vetë, shkëlqen dhe është e lëmuar”, tha më vonë Kirill. “Por kur uji bie mbi të, edhe nëse është ujë i shenjtë, janë ligjet e fizikës që funksionojnë. Fatkeqësisht, rashë në këtë dysheme të bukur, por me hirin e Zotit, pa asnjë pasojë”.

Read Previous

Dopamina, neurotejçuesi i kënaqësisë

Read Next

Fermeri 24 vjeçar dogji ish-mesuesen sepse nuk i rinovoi kontratën e qirasë së tokave