150 qytetarë me shenja helmimi në Krujë / Mister shkaqet

Ka shkuar në mbi 150 numri i personave me simptoma helmimi të paraqitur prej 2 ditësh në Urgjencën e Spitalit të Krujës. Ata ankohen për diarre, të vjella, dhimbje barku edhe temperaturë.

Të sëmurët janë të të gjitha moshave, nga fëmijët deri te të moshuarit dhe i përkasin një lagjeje të qytetit. Dyshimet e tyre të para lidhen me helmimin nga uji i pijshëm të rrjetit të ujësjellësit, por autoritetet thonë se analizat paraprake kanë dalë të pastra.

ISHP ka marrë disa feçe dhe mostra të ujit të cilat janë dërguar për ekzaminim më të hollësishëm. Policia ka njoftuar organet e shëndetit publik dhe të Autoritetet Kombëtar të Ushqimit, për të sqaruar situatën./Lapsi.al

Read Previous

Flamur Noka pas mbledhjes së grupit: Mbledhjen e Kuvendit të PD nuk mund ta ndalë askush

Read Next

Filmi i animuar The Simpsons parashikuan edhe satelitin “Albania”