Flamur Noka pas mbledhjes së grupit: Mbledhjen e Kuvendit të PD nuk mund ta ndalë askush

Deputeti demokrat, Flamur Noka, tha në fund të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD se i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të kuptojë se partia është në krizë të thellë.

Noka u shpreh se një gjë e tillë i është kërkuar Bashës nga ai, Tomor Alizoti, por edhe disa demokratë të tjerë. Ndërkohë, duke folur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, për të cilën ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se do të shpallë datën brenda javës, Noka tha prerë se askush nuk mund ta ndalojë atë.

“Ajo që ndodh sot në mbledhje ishte tendenca për të vazhduar te diskutimet e rudinës, ndërkohë që PD është në krizë të thellë. Ju kërkua edhe nga unë, edhe nga Alizoti, që të kuptohet se kjo parti është në krizë të thellë dhe askush nuk mund të fshihet. Kërkohet zgjidhje, që është përtej karriges së kryetarit. Kjo gjë u kërkua nga unë, Alizoti dhe të tjerë.

E rëndësishme më shumë se të gjitha është se Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet, sic ju bë me dije edhe Bashës sot. Ai mblidhet për të kthyer ligjshmërinë, për të diskutuar statutin, për t’i dhënë frymëmarrje PD. Është Kuvendi i PD, as i Nokës, as i Bashës. Ai do të mblidhet dhe askush në këtë vend nuk ka forcë ta ndalojë”, tha Noka.

Read Previous

Reflekton Tomor Alizoti: Mosqenia në “Foltore” po na kushton shumë

Read Next

150 qytetarë me shenja helmimi në Krujë / Mister shkaqet